Transmetuar më 13-05-2018, 22:37
Publicitet

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë në Festivalin Europian të Këngës është shprehur i habitur me vendimin e jurisë italiane, e cila nuk i dha asnjë pikë Eugent Bushpepajt.

Meta shkruan në “Tëitter” se nëse do të votonte ai, do t’i kishte dhënë 12 pikë për vendin tonë.

“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugent ka një zë mbresëlënës”, shkruan Meta.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro përfaqësuan Italinë në Eurovizion me këngën “Non mi avete fatto niente”, ku edhe zunë vendin e tretë./a.k/noa.al/