Transmetuar më 13-05-2018, 20:10

Atalanta dhe Milan kanë barazuar me rezultatin 1-1 në takimin e zhvilluar pasditen e sotme, të vlefshëm për “Serinë A” italiane.

Pas këtij barazimi kuqezinjtë kanë siguruar matematikisht të drejtën për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm.

Në një ndeshje të luftuar nën shiun e rrëmbyeshëm të Bergamo, kuqezinjtë kaluan në avantazh në saj të golit të shënuar nga Franck Kessie, pas një ore lojë.

Mbrojtja e Milan, me në krye kapitenin Leonardo Bonucci, që luante ndeshjen e tij të 300-të në Serie A, u dorëzuan në minutën e parë shtesë, kur Atalanta barazoi me golin e Masiello.

Ndeshjen e fundit të “Serisë A”, Milan do ta luajë kundër Fiorentinës./a.k/noa.al/