Transmetuar më 13-05-2018, 15:07

Terrorizmi ka goditur sërish, këtë herë në Indonezi ku të paktën 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se protagonistë të sulmeve ishin një familje kamikazësh, prindërit dhe fëmijët.

Familja e kamikazëve kishte në shënjestër tre kisha në qytetin Surabaya.

Raportohet se nëna me dy fëmijë hodhën vetën në erë pranë një kishe. Ndërkohë, babai dhe tre djemtë e tjerë sulmuan dy kishat e tjera.

Kjo ngjarja është më vdekjeprurësja në Indonezi prej vitit 2005, sa i takon sulmeve me prapavijë terroriste.

Raportohet se sulmi është organizuar nga një grup vendas i lidhur me Shtetin Islamik./a.m./noa.al/