Transmetuar më 13-05-2018, 14:36
Publicitet

Super avioni amerikan Boing 777, ulet për herë të parë në aeroportin e Rinasit.

Një prej kompanive më të mira në botë të turizmit elitar TSC Expeditions e cila kryen udhëtime me avion privat, e ka vendosur Tiranën si pjesë të itinerarit të saj.

Pjesë e grupit të turistëve janë botues, gazetarë, industrialistë, pronarë të mëdhenj fermash, një ish- kundradmiral i flotës dhe një ish-nën sekretar shteti.

Lajmin e ka dhënë kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare.

Ai ka publikuar edhe pamjet nga mbërritja e avionit amerikan. /a.y/noa.al