Transmetuar më 13-05-2018, 13:42

Djali 18 vjeç, vdiq në një aksident me makinë pak metra larg shtëpisë dhe ai, babai, e zbuloi në mënyrën më tragjike të mundshme.

I shqetësuar pasi djali nuk po kthehej pasi kishte dalë me shokët në lokal, vendosi që ta kërkojë, por jo shumë larg shtëpisë së tij pa që kishte ndodhur një aksident.

57-vjeçari anglez Hugh Dorey nga Newcastle, babai i William, as që mund ta mendonte se në atë makinë ndodhej i biri.

Pas tij mbërriti edhe e shoqja Gill, pasi që të dy po kërkonin djalin. Gjatë përballjes me policinë, atyre ju kërkua që të shkonin në spital, për të identifikuar kufomën e të roit në spital.

Por sapo ata panë celularin dhe syzet, prindërit kuptuan se viktima ishte djali i tyre.

Joshua Cherukara, 20 vjeç dhe Harry Cable, 18 vjeç, u arrestuan si përgjegjës për aksidentin e ndodhur më 7 maj. /a.y/noa.al