Transmetuar më 13-05-2018, 10:57

Këngëtarja Eleni Foureira e cila ka emigruar me familjen nga Shqipëria drejt Greqisë, ku dhe ndërtoi karrierën, këtë vit në Eurovision përfaqësoi Qipron, duke u renditur e dyta.

Por ndërsa Shqipëria pikët maksimale 12 ia dha Italisë, e cila përfaqësohej nga fieraku Ermal Meta, Qipros i dha 10 pikë.

Mediat greke janë shprehur të pakënaqura me vlerësimin për Shqipërinë, ku e përditshmja “Protothema” shkruan, “Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë, për shkak se ia mori Netta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë”.

Po ashtu thuhet se, gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende dhe veçanërisht nga Shqipëria.

Kujtojmë se Qipro i dha këngëtarit tonë Eugent Bushpepa 6 pikë, ndërsa Italia zero pikë. /a.y/noa.al