Transmetuar më 13-05-2018, 10:19

Në më pak se një javë nga përurimi, moli te Diga e Liqenit është kthyer në një pikat më të dashura për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë disa orë të qeta pranë natyrës. 

Fëmijë, por edhe të rritur kanë filluar që të mbushin molin duke soditur pamjen e mrekullueshme që të jep liqeni si dhe freskinë e tij.

Por moli “Henry Dunant’ i sapo rehabilituar nga Bashkia e Tiranës është tashmë një pikë tërheqëse edhe mbrëmjeve me ballkonin e tij panoramik nokturn, duke u kthyer në një vend takimi romantik e social.

Për ta bërë edhe më tërheqës për qytetarët e Tiranës, Bashkia në bashkëpunim dhe me Artisanal dhe Marina Sportive Shqiptare organizojnë shëtitje me varka e vela, mësime lundrimi e edukim për sigurinë në ujë.

Qëllimi është nisja e një projekti simpatik “Life On a Boat”, për ta njohur liqenin nga një këndvështrim social e atmosferë artizanale, për të afruar vogëlushët e të rinjtë me një botë e histori të veçantë e tërheqëse, por gradualisht sa më miqësore me natyrën dhe ekosistemin.