Transmetuar më 13-05-2018, 09:44
Publicitet

Janë ndër shtetet ku ka më shumë shqiptarë, por mbrëmjen e kësaj të shtune na zhgënjyen në finalen e festivalit europian të muzikës, Eurosong, duke e vlerësuar Shqipërinë me zero pikë.

Bëhet fjalë për Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën, të cilat nuk i dhanë asnjë pikë këngës “Mall” të Eugent Bushpepës, duke zhgënjyer kështu pritshmëritë.

Si për ironi, edhe Serbia i dha një pikë vendit tonë!

Këngëtari Eugent Bushpepa i cili përfaqësonte Shqipërinë, u rendit i 11-ti, në festivalin europian të muzikës, Eurovision 2018.

Festivali u fitua nga Izraeli, me këngëtaren Netta e cila triumfoi me këngën “Toy”.

Në vendin e dytë në finalen e së shtunës mbrëma, u rendit shqiptarja Eleni Foureira, e cila përfaqësonte Qipron.

Ndërkohë shqiptari tjetër Ermal Meta, i cili bashkë me Fabrizio Moron përfaqësonin Italinë, zunë vendin e tretë. Eugent Bushpepa, u rendit i njëmbëdhjeti. /a.y/noa.al