Transmetuar më 13-05-2018, 07:59

Këngëtari Eugent Bushpepa i cili përfaqësonte Shqipërinë, u rendit i 11-ti, në festivalin europian të muzikës, Eurovision 2018.

Festivalli u fitua nga Izraeli, me këngëtaren Netta e cila triumfoi me këngën “Toy”.

Në vendin e dytë në finalen e së shtunës mbrëma, u rendit shqiptarja Eleni Foureira, e cila përfaqësonte Qipron.

Ndërkohë shqiptari tjetër Ermal Meta, i cili bashkë me Fabrizio Moron përfaqësonin Italinë, zunë vendin e tretë.

Por votimi nga shtetet befasoi, e sidomos fakti që Italia dhe Gjermania, nuk i dhanë asnjë pikë Shqipërisë.

Vlerësimi i shteteve për këngën “Mall” të Eugent Bushpepës

Azerbajaxhan- 12 pikë

Mali i Zi- 10 pikë

Portugalia- 10 pikë

Islanda- 10 pikë

Hungaria- 8 pikë

Greqia- 7 pikë

Polonia- 7 pikë

Maqedonia- 6 pikë

Qipro- 6 pikë

Republika Çeke- 6 pikë

Sllovenia- 4 pikë

Serbia- 1 pikë /a.y/noa.al