Transmetuar më 12-05-2018, 23:20

Një krijesë e madhe deti, me flokë, është gjetur në bregun e një plazhi në Filipine, duke shkaktuar frikë se një shenjë katastrofe natyrore po shfaqet.

Trupi 6 metër i gjatë i kafshës misterioze është shfaqur pasditen e 11 majit, në provincën Oriental Mindoro të qytetit San Antonio.

Banorët u dyndën për të parë "trungun" e madh të paidentifikuar ndërsa bënin dhe selfie me të.

Ekspertët detarë morën disa mostra nga kafsha misterioze për testim, ndërsa shprehen se ajo krijesë duket sikur vjen nga ndonjë planet tjetër. /k.k/noa.al/