Transmetuar më 12-05-2018, 22:32

Parisi ka përjetuar një mbrëmje tmerri sonte, ku u regjistrua një sulm me thikë.Për pasojë, mësohet nga mediat e huaja se dy persona kanë humbur jetën, dhe disa të tjerë janë plagosur.

Njëri prej viktimave është autori i sulmit, i cili është vrarë nga policia në qendër të kryeqytetit francez, aty ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, raporton BBC.

paris

Ende janë të paqartat rrethanat e ngjarjes, dhe nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Dëshmitarët okularë thanë se ngjarja shkaktoi panik tek të gjithë qytetarët që ishin pranë vendit të ngjarjes. /k.k/noa.al/