Transmetuar më 12-05-2018, 21:33

Ambasada amerikane ka uruar këngëtarin shqiptar Egent Bushpepa, që do të këndojë sonte në finalen e madhe të Eurovizionit. 

Në një status në facebook ambasada shkruan, “I urojmë fat këngëtarit Eugent Bushpepa në finale e sotme të Eurovisionit! Ne mezi e presim interpretimin e tij fantastik dhe po bëjmë tifo për të”.

Bushpepa është i 12-i në renditje, dhe pritet një performancë fantastike nga ana e tij.

Kënga “mall” ka marrë vlerësime maksimale në gjysmëfinale.

Kujtojmë se në këtë kompeticion muzikor janë edhe dy këngëtarë shqiptarë. Njëri përfaqëson Italinë, dhe tjetri Qipron. /k.k/noa.al/