Transmetuar më 12-05-2018, 19:01
Publicitet

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në provincën Rajasthan të Indisë ku një foshnjë vetëm 10-muajshe ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Vajza 10-muajshe ka rrëshqitur nga krahët e nënës së saj në shkallët lëvizëse, duke ndërruar jetë në vend.

Momenti shokues është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se burri po e pyeste gruan për një veturë kur ndodhi tragjedia.

Në pamje shihet se fëmija u godit nga kangjella fillimisht para se të binte në një hapësirë midis shkallëve lëvizëse.

Njerëzit që ishim të pranishëm i shkuan menjëherë në ndihmë foshnjës, por pa rezultat, pasi vajza 10-muajshe kishte vdekur menjëherë pas goditjes fatale që mori gjatë rrëzimit në tokë. Policia ka nisur një hetim për tragjedinë, ndërsa familja e foshnjës nuk ka pranuar të ndërmarrë asnjë veprim ligjor, pasi sipas tyre ngjarja ishte aksidentale.