Transmetuar më 12-05-2018, 11:38
Publicitet

Historia e trishtë e familjes Sorra, transmetuar në media dy muaj më parë është parë dhe dëgjuar nga të gjithë.

Kushtet e jetesës ishin në kufijtë e mbijetesës, ndërsa kryefamiljari ishte shumë i sëmurë. Teksa sot nuk jeton me, familja e tij, bashkëshortja dhe tre fëmijët, kanë tashmë një shtëpi të re e të ngrohtë.

Ishte vetë Samir Mane, presidenti i Grupit Balfin, i cili pasi dëgjoi historinë iu përgjigj menjëherë thirrjes së “Fundjavë Ndryshe” për të rindërtuar shtëpinë e familjes Sorra, anëtarët e të cilës, në sajë të këtij donacioni dhe gjesti bujar tashmë ndodhen në një shtëpi të re, të ngrohtë dhe me kushte shumë të mira jetese.

Humbja e kryefamiljarit është e pazëvendësueshme, por krijimi i kushteve për një jetesë më të mirë do ta lehtësoje sadopak dhimbjen e familjes Sorra.

“Jam në ëndërr, nuk jam zgjuar!”, u shpreh kryefamiljarja.

Ndërsa Samir Mane tha: “Dëgjova për hallin e familjes. U ndjeva i privilegjuar që munda të ndihmoj sado pak për ndërtimin e kësaj shtëpie të re të familjes. Shpresojmë që këtë bashkëpunim ta kemi edhe për familje të tjera. Ju falënderoj të gjithëve dhe ta gëzoni shtëpinë e re!”

Kjo iniciativë vjen si pjesë e donacioneve që Fondi Balfin, i krijuar me përkujdesjen e veçantë të vetë z. Mane, me qëllim mbështetjen e shtresave të varfra, dhuron në mënyrë të vazhdueshme. /noa.al/