Transmetuar më 12-05-2018, 09:37
Publicitet

Ambasada amerikane në Tiranë njofton të gjithë shqiptarët që nesër të dalin në paradë në mbështetje të komunitetit LGBTI.

Selia diplomatike bën me dije se në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Aleanca LGBT dhe ProLGBT do të mbajnë ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë, nesër, 13 maj, në orën 11, përpara Pallatit të Kongreseve.

“Bashkohuni me ne në mbështetje të komunitetit LGBTI kundër diskriminimit dhe homofobisë”, bën thirrje ambasada.

Tashmë u bënë disa vite që ky komunitet organizon paradë edhe në Tiranë në kërkim të të drejtave./m.sh/noa.al/