Transmetuar më 11-05-2018, 23:42

Një shofer i çmendur ka tentuar të vrasë veten në një mënyrë vërtet të tmerrshme.

Ai i vuri flakën makinës së tij në mes të rrugës, ndërsa vetë qëndronte i ulur brenda automjetit.

Dy policë që kaluan rastësisht panë makinën, e cila kishte shpërthyer në flakë, menjëherë hapën dyert për të parë nëse kishte njerëz brenda.

Por, shoferi nuk pranonte të dilte jashtë, pasi dëshironte të qëndronte aty dhe të digjej.

Policët e nxorën atë me forcë dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrugë. /k.k/noa.al/