Transmetuar më 11-05-2018, 19:36

Pamjet janë vërtetë të rënda dhe tregojnë momentin kur një ari filloi të sulmojë një person.

Ky i fundit shkoi afër kafshës për të bërë  një foto, por përfundoi duke u kafshuar.

Ngjarja është regjistruar në Orissa të Indisë, dhe u desh ndërhyrja e banorëve që 27-vjeçari të shpëtonte.

Por nuk ndodhi e njëjta gjë me ariun, i cili u godit me shkopinj dhe gurë, e për pasojë ngordhi.

Një burrë shihet në video duke rrëmbyer një gur dhe ia hedh mizorisht kafshës, për të siguruar ngordhjen përfundimtare. /k.k/noa.al/