Transmetuar më 11-05-2018, 18:45

Policia në SHBA shpesh herë vihet në qendër të kritikave pas përdorimit të armëve ndaj qytetarëve të pabindur, edhe kur ata nuk përbëjnë rrezik.

Por ndonjëherë brutaliteti nuk tregohet vetëm ndaj qytetarëve keqbërës por edhe ndaj kafshëve.

Videoja e një polici në Maryland të Shteteve të Bashkuara që vret një ketër po bën xhiron e botës.

Kafsha kishte bllokuar qarkullimin rrugor. Teksa tentonte ta trembte dhe largonte nga rruga polici nuk ia arriti qëllimit.

Në momentin kur kafsha fillon t’i afrohet, polici nxjerr armën dhe e qëllon. Një udhëtare që po filmonte videon dëgjohet teksa shpreh indinjatën kur polici hap zjarr ndaj kafshës.

Reagime të shumta kritike ka pasur online pas përhapjes së materialit filmik./a.m./noa.al/