Transmetuar më 11-05-2018, 18:26
Publicitet

Kombëtarja e Brazilit do të ketë një mungesë të madhe në botërorin e Rusisë.

Frika për mbrojtësin e “Selecaos” Dani Alves është konfirmuar pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor i Brazilit.

Dëmtimi që Alves pësoi në finalen e Kupës së Francës është i rëndë dhe ai nuk mund të riaftësohet për botërorin.

Mediat braziliane kanë raportuar rezultatet e analizave të kryera nga mjekët pas dëmtimit të Dani Alves në njërin gju.

Një lajm mjaft i keq ky edhe për futbollistin 35-vjeçar që humbet shansin në këtë fund karriere të luajë në një kompeticion kaq të rëndësishëm./a.m./noa.al/