Transmetuar më 11-05-2018, 12:05
Publicitet

Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë probleme me veshkat pinë shumë ujë me bindjen se një veprim i tillë i ndihmon.

Por sipas një studimi nga instituti i Shëndetit në Kanada dhe një universiteti në Britani pirja e 4 deri në 6 gota ujë në ditë nuk ul rrezikun për sëmundjen e veshkave.

Pirja e ujit është e këshillueshme sipas studiuesve por duhet të jetë 8 gota në ditë, thuhet në studimin e botuar në revistën shkencore “Journal of the American Medical Association”.

651 pacientë në Britani dhe Kanada u përfshinë në një studim ku pinin ujë në sasi të bollshme.

Por pas analizave rezultoi se pacientët kishin humbur rreth 70% të funksioneve të veshkave. Pas një viti studiuesit dolën në konkluzionin se pirja e ujit ul ritmin e punës të organit të veshkave. 

Një nga studiuesit William Clark, tha se “njerëzit vazhdojnë të pinë sasi të mëdha uji dhe kjo nuk është gabim, pasi edhe ne e rekomandojmë pavarësisht rezultateve jo shumë të mira që dolën nga testimi ynë”.

Studiuesit shprehen se do vazhdojnë të bëjnë studime të reja për sa i përket kësaj çështjeje dhe lidhjes që ekziston mes pirjes së ujit dhe problemeve me veshkat. /a.y/noa.al