Transmetuar më 11-05-2018, 11:27

Gërhitja është një problem me të cilin përballen shumë njerëz, duke sjellë probleme në gjumë, por edhe për personat me të cilat mund të ndahet dhoma.

Për të shpëtuar nga ky problem ekzistojnë disa zgjidhje natyrale, të cilat vijnë fare mirë në ndihmë dhe i keni që të gjithë në shtëpi.

Bëhet fjalë për mjaltin, ujin dhe vajin e ullirit. Mungesa e ujit çon në dehidratimin e trupit dhe kur gjuha është e thatë ka tendencë të ngrihet dhe të bëjë zhurmën e bezdisshme. Ndaj duhet të konsumoni ujë në sasi të bollshme.

Ndërsa vaji i ullirit luan veti anti-inflamatore, të cilat ndikojnë në zhbllokimin e faringut dhe hundëve. Kështu që nëse gërhisni konsumoni sa më shumë vaj ulliri, madje edhe mund ta pini atë.

Mjalti është një tjetër mënyrë natyrale që rregullon mukozën e gojës duke çuar në reduktimin e gërhitjes. Mjafton që të pini qumësht me mjaltë ose çaj me mjaltë dhe ky problem reduktohet. /a.y/noa.al