Transmetuar më 11-05-2018, 10:37

Në librin e rekordeve Guinness kemi parë çudira nga më të ndryshmet, njerëz që tërheqin me shpatulla kamionë apo deri tek pizza më e madhe në botë.

Por tashmë i vjen radha e një portieri në sportin e futbollit.

Portieri i Machester City, Ederson Moraes, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guiness për pasimin më të gjatë.

Braziliani, i cili u ble me kërkesë të Pep Guardiolës për 40 milionë euro, ka arritur që të fitojë që në sezonin e parë titullin kampion në Premier League dhe të vendosë një rekord botëror.

Ederson e dërgoi topin me këmbë 75,33 metra larg.

Rivënia fundore ndodhi në ndeshjen Manchester City-Tottenham, në International Champions Cup.

Pasimi i tij shkoi direkt në këmbët e sulmuesit Augero, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta kthente në gol./m.sh/noa.al/