Transmetuar më 10-05-2018, 23:36
Publicitet

Mario Balotelli duket se do të rikthehet në Serinë A. Sulmuesi 27-vjeçari është parë ditën e sotme duke drekuar me drejtorin teknik të Fiorentinës, Pantaleo Korvinon, në restorantin që ndodhet disa hapa larg qendrës së Toskanës.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, dreka e sotme u ka dhënë shkak mediave për të raportuar Fiorentina do të jetë skuadra e ardhshme e sulmuesit italian.

Pak ditë më parë, ka qenë vet Balotelli ai që ka deklaruar se do të dëshironte të rikthehej në Serinë A.

Sulmuesi italian ka luajtur më parë me Interin dhe Milanin në “Serinë A”./a.k/noa.al/