Transmetuar më 10-05-2018, 23:14

Genta Kaloçi dy ditët e fundit i vuri "flakën" rrjetit dhe ndezi zemëratën e thellë të shqiptarëve me deklaratat e saj se ndjente gëzim kur humbisnin jetën antikomunistët madje dhe fëmijët e tyre.

Marrë shkas nga vdekja e parakohshme e djalit të shkrimtares Flutura Açka, komentet e psikologes Kaloçi shkaktuan furtunë sharjesh e mallkimesh ndaj saj në rrjete sociale.

Por Kaloçi nuk ndalet! Në një postim në Facebook ajo tregon anën e saj më mizore:

“Me kushon te tradita…ishim futur në biseda të thella serialesh..secila të vetin…;) hahahaha

Fama të zbukuron. Flm fashistëve të rinj për urrejtjen e tyre!!

Kurba mes urrejtjes dhe dashurisë është interesante dhe ka një lidhje të fortë dhe analogjike!!”, shkruan Kaloçi.