Transmetuar më 10-05-2018, 22:11
Publicitet

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në pistën e SPA Francorchamps në Belgjikë gjatë një gare shpejtësie.

Mjeti njëvendësh i pilotit rus Matevos Isaakyan ka fluturuar në ajër për disa metra pasi ka dalë me shpejtësi të madhe nga kthesa.

Makina u përplas me bordurat anësore të pistës por fatmirësisht piloti 20-vjeçar pësoi vetëm disa lëndime të lehta.

Kjo pistë është një prej më të njohurave në garat me makina. Ajo është edhe pjesë e kalendarit të Formula 1. Në të njëjtën kthesë ku u përplas piloti rus, ka pasur edhe në të shkuarën të tjera aksidente të rënda./a.m./noa.al/