Transmetuar më 10-05-2018, 20:43

Ylli i Manchester United, Romelu Lukaku, ka zbuluar për mediat konfliktin që ka pasur me ish-trajnerin e Belgjikës Marc Wilmots.

Sulmuesi tha se ka pasur konflikt të ashpër me të, pasi ai kurrë nuk i besonte.

Pavarësisht se aktivizohej, vendimi i trajnerit imponohej nga stafi teknik dhe lojtarët e tjerë.

“Më aktivizonte, por nuk kishte kurrë besim tek unë. E dija që do të isha titullar në "Euro 2016", por e dija se ai nuk donte që kjo të ndodhte, por ishte një imponim nga stafi teknik i federatës dhe shokët e ekipit.

Kësisoj një ditë, pas humbjes ndaj Islandës, i thashë: Ik pir**u, mos më thërrit më. Nuk luaj më për ty te Belgjika”, tha Lukaku lidhur me debatin me ish-trajnerin. /a.m./noa.al/