Transmetuar më 10-05-2018, 19:01

Edhe këtë nuk e kishim parë e dëgjuar ndonjëherë.

Disa veterinerë nga India kanë arritur të bëjnë operacion një kobër. Gjarpri ishte goditur me një shkop dhe kishte marrë lëndime të rënda.

Por, tre veterinerë kanë arritur ta kthejnë në jetë, duke i bërë një operacion të rrallë. Ndërhyrja ka zgjatur gati dy orë.

Në fakt, gjarpri ishte në gjendje aq të rëndë, sa që mjekët kanë bërë një punë të vështirë edhe në pjesët e organeve të brendshme. /k.k/noa.al/