Transmetuar më 10-05-2018, 16:43

Farmacistët janë tërhequr nga prosta e tyre për shqetësimet që patën sa i përket listës së barnave të rimbursueshme.

Ata patën sot një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe u dakordësuan që zgjidhja të vijë përmes dialogut.

“Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm dhe çdo shqetësim do të zgjidhet me dialog. Që nesër  ju do të vijoni në grupe të përbashkëta punë me Fondin për të adresuar aty ku është e mundur shqetësimet e ngritura prej jush”, tha Manastirliu gjatë takimit me znj. Toma.

Një pikë e kontratës që farmacistët kundërshtojnë është fakti që u ndalohet lidhja e marrëveshjes mes tyre dhe fondit në momentet që palët janë në proces gjyqësor ose nën hetim.

Në këtë rast fondi thotë se nuk mund të lidh kontrata me farmacitë, ndërsa këta të fundit shprehen se vendimi i takon gjykatës dhe fajësinë se nuk e jep Fondi.

Për listën e barnave të rimbursueshme, sipas farmacistëve problematikë është se i njëjti bar ka dy çmime në momentin që subjektet kanë bërë furnizimet në bazë të listës së vjetër. /k.k/noa.al/