Transmetuar më 10-05-2018, 16:27

Një grua është qëlluar për vdekje në Somali, pasi një gjykatë e drejtuar nga al-Shabab e dënoi sepse kishte pasur shumë burra.

Shukri Abdullahi Ëarsame u akuzua se u martua 11 herë, pa u ndarë nga bashkëshortët e mëparshëm.

Ajo u varros deri tek qafa dhe më pas u qëllua me gurë nga luftëtarët e al-Shabab, thonë banorët e qytetit jugor Sablale.

Al-Shabab praktikon një interpretim strikt të ligjit të Sheriatit.

Grupi militant kontrollon pjesë të mëdha të Somalisë dhe shpesh kryen bastisje dhe sulme në përpjekjen e saj për të rrëzuar qeverinë qendrore me baze në kryeqytetin Mogadishu.

"Shukri Abdullahi dhe nëntë burra, përfshirë bashkëshortin e saj ligjor dolën para gjykatës. Secili prej burrave dhe se Shukri ishte bashkëshortja e tyre”, tha për Reuters, Mohamed Abu Usama, guvernatori i al-Shabab. /k.k/noa.al/