Transmetuar më 10-05-2018, 14:24

E kishte parkuar makinën pranë ambasadës shqiptare në Romë, Itali, pa e ditur atë që do i ndodhte.

Një biznesmen italian, kishte parkuar makinën e tij një ‘FIAT 500’ në rrugën ‘Makalle’, për të shkuar në një takim pune.

Pas afro një ore ai u kthye në vendin ku kishte lënë mjetin, vetëm pak metra larg ambasadës së Shqipërisë, por nuk po u besonte syve.

Makinës i ishin vjedhur të katër rrotat, duke u lënë në rrugë, në gjendjen siç e shikoni në fotografi.

Në këto kushte ai lajmëroi karroatrecin, duke e çuar makinën në servis. Nuk dihet nëse vjedhja e gomave është vepër e hajdutëve shqiptarë, ndërkohë që autoritetet italiane vijojnë hetimet. /a.y/noa.al