Transmetuar më 10-05-2018, 12:52

E nisi dje nga Skrapari, por edhe sot në Gjirokastër, Presidenti Ilir Meta, u bë pjesë e ritmeve të muzikës duke ia marrë valles.

“Po the Gjirokastra, i ke thënë të tëra’. E shndërruar në një aset të pasurisë kulturore të njerëzimit, tashmë ky qytet i mrekullueshëm gjendet në çdo guidë turistike e rekomandim për t’u vizituar. Kënaqësi të merrja pjesë sot në hapjen e sezonit turistik në Gjirokastër e të takoja shumë turistë të huaj.

Është dita që të ndërgjegjësohemi të gjithë e të angazhohemi për më shumë vëmendje e përkushtim në mbrojtje të vlerave e trashëgimisë unike të Gjirokastrës”, deklaroi Meta.

Kreu i shtetit u shoqërua gjatë gjithë qëndrimit të tij, nga kryebashkiakja Zamira Rami, e dalë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Presidenti eci në këmbë dhe u takua me banorë të rrugës së pazarit nga ku dha dhe mesazhet e rastit. /a.y/noa.al