Transmetuar më 10-05-2018, 12:12
Publicitet

Kujdesi për trupin tonë është një veprim nga i cili nuk mund të heqim dorë. Dhe për ta bërë një gjë të tillë, ekzistojnë një sërë mënyrash të thjeshta dhe natyrale.

Një prej tyre konsiston në marrjen e fibrave dhe substancave ushqyese, të cilat mbajnë mirë në punë aparatin tretës dhe zorrën e trashë.

Bëhet fjalë për një pije të përbërë nga një mollë, një lugë farash liri, një lugë mjaltë dhe një gotë ujë.

Përziejini gjithë këta përbërës bashkë deri sa të përfitohet një masë homogjene.

Lëreni 5 minuta të pushojë dhe më tej piheni normalisht. Duke e bërë nj veprim të tillë dy herë në ditë, ju do të keni një trup të pastër nga toksinat dhe do të dobësoheni me 4 kilogramë në javë, shkruan noa.al.

Një mënyrë fare e thjeshtë me shumë dobi, por që ia vlen ta provoni. /a.y/noa.al