Transmetuar më 10-05-2018, 09:27
Publicitet

Një kompani e njohur italiane është në kërkim të punëtorëve, por nuk po gjen.

Bëhet fjalë për kompaninë ‘Peruzzo Srl diCurtarolo’, e specializuar në ndërtimin e makinerive për agrikulturë.

Kjo kompani po përjeton momente paradoksi, pasi po rritet vit pas viti, por nuk po arrin të gjejë punëtorë.

Kompania ndodhet në Padova, dhe drejtuesit deklarojnë se, “Duam të punësojmë 70 persona, por nuk arrijmë të gjejmë profilet e kërkuara. Gjejmë punëtorë që janë të mirë për punët e krahut dhe logjistikën, por kemi vështirësi për të gjetur personel më të specializuar dhe kualifikuar”.

Më konkretisht kërkohen inxhinierë mekanikë, inxhinierë për kontrollin e cilësisë dhe menaxher që të drejtojë repartin e ofiçinës, shkruan noa.al.

Kompania ka angazhuar tre agjenci për rekrutim personeli, por pa rezultat.

“Na pëlqen të pëlqejnë persona të zonës, por nuk është e lehtë. Rroga varion nga 1500 deri në 2500 euro në bazë të pozicionit por edhe eksperiencës së punës”. /a.y/noa.al