Transmetuar më 09-05-2018, 19:02

Banania është një frut i këshillueshëm pasi përmban vlera të larta ushqyese. Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Sipas një studimi të kryer së fundi, banania ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Konsumi i saj çdo ditë ul ndjeshëm mundësitë që të prekeni nga këto sëmundje. Banania është e pasur me kalium dhe jep efekte mjaft të mira për parandalimin e bllokimit të arterieve sipas shkencëtarëve të Universitetit të Alabamës në SHBA.

Testime nga grupi i shkencëtarëve janë kryer te minjtë. Ata u ndanë në grupe dhe u ushqyen përkatësisht me nivele të ulëta, normale dhe të larta kaliumi.

Pas verifikimeve të kryera u arrit në konkluzionin se minjtë që u ushqyen me vlera të larta kaliumi kishin më pak ngushtim venash.

“Me më shumë studime, ne mund të shohim nëse format e sëmundjes tek njerëzit janë në të njëjtën mënyrë si tek trajtimi i minjve”, ka thënë njëri prej hulumtuesve, Dr. Mike Knapton.

Sipas shkencëtarëve, norma ideale është konsumi i 3500 mg kalim në ditë. Kjo sasi përftohet nga konsumi i dy bananeve./a.m./noa.al/