Transmetuar më 09-05-2018, 15:26

Ajo fundjavë tragjike pak ditë para dasmës, e ndryshoi përgjithmonë jetën e saj, por nuk ia preku dëshirën e madhe për tu martuar.

Historia e pazakontë vjen nga Zimbaveja, ku ish-tenistja Zanele Ndlovu shkoi në altar dhe u martua me të fejuarin e saj anglez, Jamie Fox 27 vjeçe, nën shoqërinë e njerëzve të tyre më të afërm.

Gjithçka pak ditë pasi një krokodil i këputi krahun e djathtë teksa po lundronin me kanoe në lumin Zambezi, pak ditë para dasmës.

Nusja humbi njërin krahë, por pavarësisht kësaj ajo nuk hoqi dorë nga dita e dasmës, duke u martuar me të shoqin në ambientet e spitalit ku ishte e shtruar, pesë ditë pas incidentit. Ceremonia u mbajë në kishën e spitalit, ku Zanele u shfaq me fustanin e bardhë.

“Brenda një jave kaluam nga shoku dhe ankthi, në një eksperiencë të pabesueshme. Jemi të lumtur që shpëtuam, edhe pse shpresonim se mund të shpëtohej krahu”, deklaroi për mediat nusja e re, shkruan noa.al.

Por i fejuari dhe ajo nuk hoqën dorë nga martesa, duke e celebruar në datën e caktuar dasmën, edhe pse në spital dhe me më pak të ftuar. /a.y/noa.al