Transmetuar më 08-05-2018, 21:11

Roberto Mançini është shumë pranë konfirmimit si trajner i kombëtares italiane të futbollit.

Sipas mediave trajneri i Zenitit është shumë pranë akordit me drejtuesit e federatës italiane.

“Gazzeta dello Sport” ka dhënë edhe detaje nga akordi ekonomik. Mançini dhe bashkëpunëtorët e tij do përfitojnë pesë milionë euro në vit.

Pengesë tashmë mbetet skuadra ruse e Zenitit me të cilën italiani ka një kontratë. Pasi federata italaina nuk është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të tij./a.m./noa.al/