Transmetuar më 08-05-2018, 20:33

Nga Miranda Haxhia

Duke kujtuar Makbethin, jam e qarte qe gjallesa si ajo Kaloci jane burgosur e mberthyer njesoj si krimbat qe, sipas rraces se tyre mbledhin vrer duke u rritur, e sado te rritet, nuk ka dhembe te kafshoje. Kronikat e zeza nuk jane ngjarjet me makabre qe degjon e sheh njeriu qe jeton ne kete vendin tone.

As djegia e atij kosovarit nuk eshte menxyra me e madhe qe mund te beje njeriu.

As helmi dhe mbytja e vjeherres nga nje nuse e trazuar. Sterri qe shperthen shpirti i gruas eshte e keqja me e madhe. Ai shpirt, prane te cilit mund te buronte qumështi i jetes, pikoi helm e vrer keto dite.

Aq shume sa i ka mbushur rrjetet sociale me veremin e saj. Fluturën tone, miken tone, shoqen tone, motren tone, Açkën e forte qe mbahej fuqishem ne shpatullen e birit te vetem, nuk e pyeti kambana kur gjemoi, por psheretimat, klithmen dhe renkimin e madh sa ngjethi edhe eren, dot nuk i numeruam, vetem se jam e bindur, mija nena si une i kane ndiere nen lekuren e tyre, po aq thershem sa, mos o Zot, sikur djalit tone t’i bien petalet e jetes. Dhe i jemi prane. Me mendje e me zemer. Sepse nga gjiri yne ka buruar qumesht. Qumesht nene. Mos e vini re nje gjallese si kjo fare felliqesie bukurane, ashtu si Djalli zbukuron genet e tij, ajo eshte ne sojin e krimbave me gjuhen e helmet. Mos e vini re se zemerohet, dhe ca me keq, semundja na i ndizet. Edhe shperthen kolere. A kemi nevoje ne shqiptarët per nje tjeter epidemi? Sidomos nenat? E di si thote Makbethi? Njehere, kur degjoja klithmat e nates, Me ngrinte gjaku nga llaftaria, Me ngrihej qim’ e kokes si e gjalle. Tani me tmerr e gjak jam mbushur Dhe u stervita sa s’tronditem hiç. E di ajo Kaloci qe Makbethi qe nje vrases?! Njelloj si ajo. Me keq nga ajo e nga soji tyre.