Transmetuar më 08-05-2018, 19:27
Publicitet

Duket se ndeshja e shumëpritur miqësore mes kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës do të anulohet. Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në fushë asnjëanëse në fund të këtij muaji, në Zvicër, por federata e këtij vendi po sjell probleme.

Sipas kësaj federate, nuk janë arritur të sigurohen nivelet e pranueshme të sigurisë për organizimin e ndeshjes.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Federatës së Kosovës Fadil Vokrri i cili ka deklaruar: “Po afër anulimit është sepse Federata e Futbollit Zviceran nuk e ka dhënë lejen. Duhet tashmë vetëm njoftimi zyrtar për anulimin e miqësores që ishte programuar në fund të këtij muaji. Edhe opsionet për zhvendosjen e miqësores në një stadium tjetër, po bien nga dita në ditë”, u shpreh Vokrri.

Ndërkohë presidenti I FSHF-së Armando Duka ka deklaruar se tashmë po vlerësohen opsionet për zhvillimin e një miqësoreje me një tjetër kombëtare. NOA mësoi se një prej ekipeve të mundshme është kombëtarja e Austrisë./a.m./noa.al/