Transmetuar më 08-05-2018, 16:40

Dy infermiere dhe një sanitare janë prekur nga fruthi, në spitalin e Beratit.

Ato i kishin shërbyer një pacienti që po kurohej nga bajamet, por rezultoi se ishte prekur edhe nga fruthi.

Për pasojë janë infektuar dy infermieret, të cilat po mbahen në izolim, ndërsa sanitarja është larguar nga ambientet spitalore pas marrjes së kurës së posaçme.

Lajmin e bën të ditur mjekja e Repartit të Infeltivit, Elena Xhaxha. Kjo e fundit tha se ka qënë një 24-vjeçar, i cili një javë më parë ndodhej i shtruar në ORL-në e Kirurgjisë, pasi kurohej nga fosiliti, infeksioni në bajame.

Gjatë ditëve të qëndrimit ai mësohet se kishte shfaqur dhe shenja të fruthit dhe mësohet se ka infektuar dy infermire. /k.k/noa.al/