Transmetuar më 08-05-2018, 13:05

Nëse jeni një duhanpirës i regjur, pasi të keni parë videon që gjeni më poshtë, me siguri do ju ikë dëshira për të pirë cigare.

Video është publikuar në Facebook, nga Amanda Eller, infermiere amerikane në spitalin North Carolina.

Në të shihet diferenca mes një mushkërie të shëndetshme, krahasuar me atë të një duhanpirësi të rregullt.

Gjëja e parë që bie në sy është diferenca në ngjyrë, rozë e gjallë për mushkërinë e shëndetshme dhe e zezë sterrë ajo e një personi që ka pirë cigare par 20 vjet rresht.

Një tjetër diferencë mes dy mushkërive, siç shihet në pamjet që noa.al sjell më poshtë, është edhe kapaciteti për të mbajtur ajrin.

Kjo video po bën bujë në rrjetet sociale, si mënyrë për të paralajmëruar lidhur me dëmet që shkakton duhani. /a.y/noa.al