Transmetuar më 08-05-2018, 09:42

Ditën e shtunë trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson pësoi një hemoragji cerebrale dhe më pas ra në koma.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, mjekët dhanë lajmin e mirë. Ferguson ka dalë nga gjendja e komas dhe ka dhënë sinjale të qarta përmirësimi.

Ai iu nënshtrua operacionit pas hemoragjisë, por mbrëmjen e djeshme gjendja e tij u stabilizua.

Sipas mediave britanike ai ka komunikuar edhe me familjarët dhe miqtë e tij që i qëndrojnë pranë në spital.

Bëhet me dije se rikuperimi i plotë i gjendjes shëndetësore të Alex Ferguson do të kërkojë një kohë të gjatë, por mjekët janë optimistë.

Pasi u bë publik lajmi mbarë bota sportive dhe jo vetëm reaguan në lidhje me legjenden Ferguson.

AI drejtoi klubin e Manchester United për 26 vite, ndërsa fitoi edhe shumë trofe ndërkombëtarë./m.sh/noa.al/