Transmetuar më 07-05-2018, 18:40
Publicitet

A e dinit se një ndër tre femra heq unazën e martesës kur shkon për një intervistë pune? Ky është konkluzioni i aritur pas një hulumtimi të kryer nga ‘Credit Angel”.

Femrat duan të lënë përshtypjen te punëdhënësi sikur nuk kanë angazhime, pasi kjo gjë do të vështirësonte pranimin e tyre në vendin e punës.

Kjo pasi zakonisht preferohen femrat e lira nga angazhimet familjare dhe janë të gatshme të punojnë edhe me orare të zgjatura.

Edhe pse në shumë vende është ilegale që në intervistën e punës femra të pyetet për gjendjen civile, punëdhënësit nuk ngurojnë për këtë informacion.

Kjo bën që 30 % e femrave të mos mbajnë me vete unazën e martesës, që është treguesi i parë dhe i dukshëm./a.m./noa.al/