Transmetuar më 07-05-2018, 12:19

Një studim i fundit në Britaninë e Madhe ka zbuluar se gjumi i tepërt te fëmijët mund të shtojë rrezikun e obezitetit.

“Duke qenë mbipeshë mund të shkaktohen sëmundje kardiovaskulare dhe diabet i tipit 2”, tha bashkautorja e studimit Michelle Miller, e Universitetit të Warwick në Angli.

Janë kryer rreth 42 studime që përfshinë më shumë se 75 000 fëmijë. Pjesëmarrësit në studim nga 18 vjeç e poshtë, u mbajtën nën monitorim për rreth tre vjet.

Rreth 58% e tyre kishin më shumë gjasa të kalonin në mbipeshë se se ata që kishin gjumë të mjaftueshëm.

“Rezultatet treguan një marrëdhënie të qëndrueshme të gjumit, në të dy grupet e fëmijëve, të vegjël dhe më të mëdhenj” tha Miller.

Studimi gjithashtu përforcon konceptin që te flesh është një faktor i rëndësishëm rreziku për obezitetin, që është shumë herët në jetë, shkruan noa.al.

Fondacioni Kombëtar i Gjumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rekomandon që foshnjat 4-11 muaj të flenë nga 12 deri në 15 orë gjumë të natës.

Të vegjlit 1-2 vjet duhet të flenë 11 deri në 14 orë gjumë, ndërsa fëmijët parashkollorë 3-5 vjeç kanë nevojë për 10 deri në 13 orë gjumë.

Sakaq fëmijët e moshës shkollore 6-13 vjeç, duhet të flenë nëntë deri në 11 orë. Sa u takon adoleshentëve 14-17 vjeç, ata duhet të përpiqen të flenë nga 8 deri në 10 orë. /a.y/noa.al