Transmetuar më 07-05-2018, 10:20

Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo mbrëmjen e djeshme bëri me "dhimbje koke", trajnerin Zinedine Zidane.

Ronaldo mund të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve, pas dëmtimit të kyçit të këmbës së djathtë në “El Clasico”.

Ai nuk doli me skuadrën me fillimin e pjesës së dytë duke u zëvendësuar nga Asensio.

Përballja kundër Barcelonës përfundoi në barazimin 2-2 në “Camp Nou”, ndërsa Ronaldo pësoi një dëmtim në minutën e 14.

Deri në fund të pjesës së parë ai shtrëngoi dhëmbët në fushë, ndërsa të dytën nuk doli fare nga tuneli.

AS raporton se ky egoizëm i CR7 për të vazhduar ndeshjen, vetëm sa mund t’ia ketë rritur shkallën e dëmtimit dhe tani do të luftojë me kohën për të qenë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Pas ndeshjes edhe Zidane u shpreh i shqetësuar me lëndimin e CR7.

“Ronaldo tha se është diçka e vogël. Do të shohim (sot) për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, është pak i shqetësuar (për finalen e Kiev), por tha se është diçka e vogël”, u shpreh Zidane.

“Aktualisht nuk është diçka e mirë. Tani nuk mund të flasim shumë, do të shohim pas ekzaminimeve. Ai tha se është diçka e vogël”, tha trajneri./m.sh/noa.al/