Transmetuar më 06-05-2018, 19:55
Publicitet

Është mbyllur më fitoren e bluve sfida e zhvilluar në "Stamford Bridge, mes Chelsea dhe Liverpool.

Londinezët siguruan trepikëshin që i mban në garë për një vend mes katër skuadrat që do të presin një biletë për në Champions League vitin tjetër.

Chelsea triumfoi 1 - 0, ndaj "The Reds" me golin e Olivier Giroud.

Me një gol me kokë pas gjysmë ore lojë, Chelsea ka tashmë 3 ndeshje për të zhvilluar që i japin shpresë se mund të futet në zonën e trofeut elitar europian.

Liverpool edhe pse me formacionin e plotë duket se e ka "mendjen" tek finalja e Champions që do të luhet më 26 maj në Kiev kundër Realit të Madridit.

Në takimin tjetër të kësaj të diele Arsenal mposhti Burnleyn 5 - 0 duke përforcuar pozitat për vendin që të çon në Europa League.

Ky takim ishte i veçantë për "topçinjtë" pasi ishte i fundit për Arsene Venger në "Emirates"./m.sh/noa.al/