Transmetuar më 06-05-2018, 18:55

Në 200-vjetorin e lindjes së Karl Marksit, filozofit gjerman që frymëzoi ideologjinë e ekstremit të majtë dhe diktatorët komunistë të Lindjes, sot në qytetin Trier në Gjermani u zbulua një statujë e tij.

Filozofia e Marksit e shpalosur në veprat e tij “Manifesti dhe Kapitali”, gjeti një aleat të pazakontë dje tek Jean Claud Juncker, president i Komisionit Evropian.

Ai foli në vendlindjen e tij, Trier për mesazhin e Marksit, duke u shprehur se filozofi gjerman nuk duhet gjykuar për krimet që kryen të tjerët vite pas vdekjes së tij.

Juncker u shpreh se forca shtytëse e kapitalizmit duhet balancuar me një mendësi që nuk interesohet thjesht për sistemin, por edhe për njerëzit në këtë sistem.

Ai foli gjithashtu për nevojën që t’i kushtohet rëndësi dimensionit social të Bashkimit Evropian.

Enthüllung Karl-Marx-Statue in Trier

Statuja 4.4 metra e lartë është dhuratë e Kinës dhe ka zgjuar kritika të ashpra nga individë dhe grupe që fajësojnë Marksin për revolucionet e përgjakshme komuniste dhe regjimet shtypëse që uzurpuan një pjesë të madhe të botës nga Evropa Lindore në Rusi e Kinë.

Lexoni dhe: Pse Gjermania po e kujton më miqësisht Karl Marksin këtë 200-vjetor lindjeje