Transmetuar më 06-05-2018, 17:51

U duk se Napoli do të bënte surprizën e madhe në këtë sezon të Seria A, por të kaltrit janë dorëzuar në javët e fundit.

Fitorja me Juventusin dha shpresa të mëdha, por napoletanët nuk shkuan më shumë se një barazim me Torinon.

Ky rezultat zhgënjyes e largon edhe më shumë nga titulli kampin, pas fitores së djeshme të Juventusit.

Ekipi i Napolit, në të cilën luan edhe futbollisti shqiptar, Hysaj, ka bërë një paraqitje të mirë duke dominuar kampionatin Italian, por nuk shkoi dot drejt titullit. /k.k/noa.al/