Transmetuar më 06-05-2018, 16:31

Ku ka më bukur sesa një ditë që i kushtohet ngjyrave?! E shtuna e datës 12 maj do jetë pikërisht një ditë e tillë. Festivali i Ngjyrave ndodh për herë të parë në Shqipëri, në sheshin Nënë Tereza në partneritet me Telekom Electronic Beats. Për 12 orë sheshi do kthehet në një arenë shumëngjyrëshe ku protagonist do jeni ju.

Festivali i ngjyrave e ka origjinën e largët nga besimtarët hindu të cilët festonin ardhjen e pranverës duke i hedhur njëri-tjetrit pluhur të ngjyrosur dhe ujë të aromatizuar. Në kulturën aziatike, kjo ditë quhet Holi. Por kjo traditë shumë argëtuese tërhoqi vëmendjen edhe të popujve të tjerë dhe në vitin 2012 filloi të organizohej edhe ne Europë. Qyteti i parë nuk mund të ishte asnjë tjetër përveçse Berlini, që mblodhi 2500 njerëz dhe në fund të ditës të gjithë ishin të ngjyrosur. Më pas filloi të përhapet në Munih, Hanover, Dresden, etj. ku ai i Munihut mblodhi 10,000 pjesëmarrës.

Masivizimi i këtij festivali ka ndodhur vetëm për një arsye: është fantastik! Me DJ nga më të mirët që do ruajnë ritmin e lojës tuaj për 12 orë dhe me këndet argëtuese të Electronic Beats, nuk mund të mos kalohet mire. Zgjedhja për t’u argëtuar nën vellon e ngjyrave, është në dorën tuaj. Vishuni komod, merrni miqtë tuaj dhe ejani të shijoni lirinë. Sa për bojrat, mos u bëni merak sepse janë krejtësisht të padëmshme dhe do gjeni sa te doni tek eventi.

Biletat mund t’i gjeni bleni online këtu ose në pikat EasyPay. Abonentët e Telekom Albania që do të aktivizojnë paketën Electronic Beats, do të marrin një kod për ulje 45% në çmimin e biletës me SMS si edhe një T-shirt që ta vishni atë ditë.