Transmetuar më 06-05-2018, 15:51

Sonte në fushë do të zbresin dy prej ekipeve me rivalitetin më të fortë të futbollit në botë.

Barcelona dhe Reali i Madridit do të ndeshen në La Liga, në një takim që vlen vetëm për statistikë, pasi katalanasit janë shpallur matematikisht fitues të kampionatit.

Gjithsesi, kur bëhet fjalë për një përballje të tillë emocionet janë të shumta.

Kjo klasike pritet të jetë e fundit për një prej lojtarëve më të mirë në llojon e vet, Andres Iniesta.

Ai do t’i japë lamtumirën klubit ku u rrit dhe formësua, dhe me të cilin fitoi gjithçka.

“Magjistari” i mesfushës është ndër të paktët që ka marrë duartrokitjet edhe në “Santiago Bernabeu”. /k.k/noa.al/