Transmetuar më 05-05-2018, 20:19

Skuadra e Milanit ka arritur të marrë një tjetër fitore me vlerë gjatë ditës së sotme, që e mban në garë për kupat e Europës.

Milani ka arritur të mposhtë Veronën në ndeshjen e vlefshme për “Serinë A” italiane, me rezultatin 4-1.

Takimi i zhvilluar në “San Siro” u dominua totalisht nga kuqezinjtë, që e zhbllokuan rezultatin shpejt me anë të Calhanoglu.

tre golat e tjerë për Milanin u shënuan nga Cutrone, Abate dhe Borini.

Goli i nderit për miqtë u shënua nga Lee.

Milani aktualisht ka 60 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë, me gjashtë pikë më pak se Interi në të pestin, që ka një ndeshje më pak./a.k/noa.al/